CEFTA, takimi i radhës në Prishtinë

Në fund të këtij muaji, në Prishtinë, mbahet takimi i radhës i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore. Ky është takimi i parë që mbahet në Kosovë, pas dy takimeve që janë mbajtur në Bruksel, prej fillimit të këtij viti, ku Republika e Kosovës kryeson këtë mekanizëm ndërkombëtar.
Më 30 qershor, në Prishtinë, do të mbahet takimi i radhës i përfaqësues të vendeve anëtare të CEFTA-s, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
Ky është takimi i parë që do të mbahet në Prishtinë, që nga fillimi i vitit, kur Republika e Kosovës ka marrë presidencën e këtij mekanizmi ndërkombëtar.
Republika e Kosovës, këtë vit, kryeson Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, mekanizëm ky që në 2010-ën është udhëhequr nga Serbia.