Argjentinë, zbulohen armë dhe 440 kg kokainë

Policia e Argjentinës ka zbuluar sot mbi 440 kilogramë kokainë dhe një sasi armësh në një jaht luksoz njoftojnë zyrtarët e këtij shteti.
Sipas ministres së mbrojtjes së Argjentinës, Nilda Gare ekuipazhi i jahtit është larguar menjëherë ndërsa kishte zbuluar se policia ishte në ndjekje të tyre.
Komandanti i rojeve bregdetare, Oskar Arse, ka njoftuar se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur edhe armët dhe ka shtuar se ai beson që anija ishte duke lundruar drejt Evropës.