Deficiti buxhetor i SHBA-ve 9.9 %

SHBA-ja këtë vit do ta mbyllë me deficit të madh buxhetor, saktësisht 9.9 për qind në raport me bruto-prodhimin vendor (BPV), vlerëson Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët e këtij institucioni vlerësojnë se SHBA-ja do të arrijë ta zvogëloj pak, por sërish ai do të mbetet i lartë- 7.8 për qind të BPV-së.
Në grupin e shtatë vendeve më të zhvilluara deficit të madh ka Japonia. Këtë vit llogaritet si minusi i këtij vendi do të jetë 10.5 për qind të BPV-së, kurse vitin tjetër do të bjerë në 9.1 për qind.
Minusi në buxhetin e Francës këtë vit do të arrijë në 5.8 për qind, kurse në vitin 2012 – 4.9 për qind. Gjermania do të jetë shteti i pakrahasueshëm në Evropë me një deficit 1,9 për qind. Nga viti 2012 ky vend do të arrijë që deficitin ta zvogëloj në 1.1 për qind të BPV-së, apo dukshëm më ulët se kufiri i BE-së prej tre për qind.