E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajcak: Shqiperia te rikuperoje kohen e humbur me debatet politike

Diplomati i larte Evropian, negociator muaj me pare per situaten politike ne Shqiperi, Miroslav Lajcak, tha dje se Shqiperia ka humbur shume kohe me mosmarreveshjet e brendshme pas dy zgjedhjeve te fundit dhe vendi duhet te filloje dialogun menjehere. Nga Uashingtoni, Lajcak tha se Shqiperia tashme duhet te ece perpara me reformat dhe afrimin e vendit me strukturat evropiane dhe jo te vijoje debate politike. Per te disaten here, Lajcak tha se ofron ndihmen e tij por edhe Bashkimi Evropian, ne menyre qe te nise dialogu politik. Por per te arritur ne kete pike, ai tha se duhet te kete perpjekje nga forcat politike ne vendin tone. "Ne se udheheqesit politike dhe partiake nuk arrijne te bien dakord mes tyre, ajo qe bejme ne ne Evrope eshte te kerkojme opinionin e institucioneve evropiane, OSBE-ODIHR-it, Komisionit te Venecias, Keshillit te Evropes ku Shqiperia eshte vend anetar, per te marre nje platforme qe do te jete pike-nisje per te gjithe shoqerine. Shqiperia ka humbur shume kohe dhe kjo eshte periudha e duhur per te rikuperuar kete humbje, ne menyre qe raporti i komisionit per kete vit te jete pozitiv", vleresoi dje Lajcak. Sipas tij, ndonese e ardhmja evropiane e Shqiperise, eshte e padiskutueshme, ai shtoi se shpejtesia dhe suksesi i ketij procesi eshte teresisht ne duart e politikaneve shqiptare dhe te popullit shqiptar. Per kete arsye, Lajcak i beri edhe nje here apel forcave politike qe te nisin perpjekjet per dialog dhe punen me realizimin e reformave per te ecur shpejt drejt Bashkimit Evropian. "Megjithese zgjerimi nuk eshte pika kryesore ne rendin e dites te Bashkimit Evropian, te perballur tani me mundesine e paqendrueshmerise financiare te disa vendeve te eurozones, Brukseli do te vazhdoje te nxise reformat dhe kerkon te shoh perparim nga te gjitha vendet qe synojne te anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Pervec Kroacise qe duket se eshte e para, ne listen me te afert jane edhe Serbia dhe Mali i Zi", beri te qarte zyrtari i larte i Bashkimit Evropian. Lajcak i dha dje keto komente per Zerin e Amerikes, pas diskutimeve te zhvilluara nga Qendra per Marredhenie Transatlantike ne Universitetin Johns Hopkins per perspektiven evropiane te Ballkanit. Ky eshte apeli i radhes, qe Lajcak i drejton vendit tone, pas vizitave te shpeshta te tij disa muaj me pare ne Shqiperi, me synimin e vetem, te nxiste dialogun politik mes pozites dhe opozites. Ne menyre te vecante, para zhvillimit te zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Por me gjithe takimet e ngjeshura dhe me zyrtaret shqiptare, me lideret politike, Lajcak nuk arriti te sjelle nje dialog mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›