CERRIK/ Humb jeten ne aksident 38-vjecari
CERRIK - Nje 38-vjecar ka humbur jeten pasi eshte perplasur me mjetin e tij ne oret e para te mengjesit te djeshem. Viktima Besnik Cani lindur e banues ne fshatin Paper nuk ka mundur dot te mbijetoje edhe pse perpjekjet e mjekeve kane qene maksimale dhe te menjehershme. Cani mesohet se ka qene duke udhetuar ne oret e para te mengjesit te dites se diel teksa kthehej per ne banesen e tij ne fshatin Valas por rreth 1 km perpara se te mberrinte ne afersi te ish-uzines se naftes prane zones se Fermes ne qytetin e Cerrikut 38-vjecari ka humbur kontrollin dhe per pasoje eshte demtuar rende. Banore te zones e kane transportuar ate me shpejtesi drejt spitalit kirurgjik nga ku me pas ne gjendje te rende eshte derguar ne Spitalin Ushtarak. Pas pak oresh policia beri te ditur se ai kishte nderruar jete. Mjeti Benz me te cilin udhetonte Cani eshte bllokuar nga ana e policise qe po vijon punen per zbardhjen e rrethanave te aksidentit qe i mori jeten 38-vjecarit. a.k