Kriza mbyll njemije biznese ne dite ne Itali
Italia po vuan pasojat më të rënda të krizës ekonomike. Gjatë vitit 2012 kriza në Itali ka mbyllur 1 mijë biznese në ditë. Të dhënat publikohen nga Dhoma Italiane e Tregtisë sipas të cilës bëhet fjalë për rezultatin më të keq që nga viti 2005. krahasuar me vitin 2011 kanë mbyllur aktivitetin 24 mijë biznese më shumë. sektori më i prekur është ai i manifakturës, ndërtimi dhe bujqësia. Vetëm në Veri të Italisë në 2012 –ën kanë falimentuar 6.600 biznese. Ekonomia italiane gjatë vitit të kaluar ka patur mbështetjen kryesisht nga sektori i turizmit, tregtia dhe shërbimet.