E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ 5 dite kufizime te energjise elektrike

Kufizimet do te nisin ne oren 07.30 te mengjesit e do perfundojne ne 17.00 te pasdites. Shkak punimet ne rrjet

TIRAN- Qytetet dhe fshatrat e Shqiperise per pese dite do te kalojne ore te tera terri. Punimet per shtrirjen e linjes se tensionit te larte Elbasan-Kashar kane bere te detyrueshme nderprerjen e energjise elektrike ne te gjithe zonat e vendit per pese dite.


Nderprerjet do te fillojne nga ora 07.30 e mengjesit dhe do te zgjasin deri ne oren 17.00 te pasdites. Ne kete orar eshte parashikuar qe te kryhen punimet ne rrjet.


Punimet per linjen Elbasan-Kashar do te kryhen nga Operatori i Sistemit te Transmetimit i cili ka kerkuar shkeputjen e energjise ne dy linja 220 kilovolt dhe ne disa te tjera prej 110 klilovolt. Nderprerja e energjise do te behet e alternuar duke e shkeputur ate ne orare te ndryshme per zona te ndryshme.


Stakimi i energjise do te perfshije te gjithe vendin por pritet te jete i theksuar kryesisht ne periferi te qyteteve dhe ne fshatra. Per pese dite me radhe Operatori i Sistemit te Transmetimit do te punoje per shtrirjen e percjellesit te linjes 400 kv Elbasan-Kashar.


Per kete arsye do te jene te stakuara dy linja 220 kv dhe disa linja 110kv. Per kete arsye duke filluar nga dita e neserme per pese dite me radhe deri ne 3 nentor do te kete stakime ne gjithe territorin e vendit nga ora 07.30 deri ne oren 17.00.


Stakimet do te prekin kryesisht zonat rurale dhe periferike- njoftohet nga CEZ Shperndarja. Nderprerja pritet te shkaktoje probleme ne aktivitetin e shkollave spitaleve dhe ujesjellesve nderkohe qe eshte premtuar marrja e masave per furnizimin e tyre me energji elektrike. Operatori nuk ka percaktuar ende oraret e sakta te nderprerjes se energjise sipas zonave pasi kjo do te varet nga ecuria e punimeve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›