CEZ: Defekt në nënstacionin e Belshit, disa zona pa energji
TIRANE- CEZ Shpërndarje njofton konsumatorët për ndërprerjen e energjisë elektrike në Pelin, Belsh e disa komuna përreth, si pasojë e një defekti në nënstacionin e Belshit.
Sipas CEZ, mungesën e energjisë do ta vuajnë edhe komunat Përparim, Rracë, Pajov,Gjoçaj, dhe Shezë në Peqin.
CEZ bën me dije se tashmë grupet e punës janë duke punuar për riparimin e defektit dhe kthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.
(m.a/BalkanWeb)