E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikani dërgon djalin e tij 4 vjeçar me pistoletë në kopsht

SHBA- Një amerikan e ka dërguar djalin e tij katër vjeçar me një armë të mbushur me plumba në një kopsht fëmijësh në Maine të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, ai është deklaruar si i pafajshëm, duke thënë se incidenti ka qenë i pa qëllimshëm.

31 vjeçari, Adam Keene nga Madisoni, e ka vendosur armën e mbushur, pistoletën gjysmë auto-matike të kalibrit 380 në çantën e djalit të tij kur e ka sjellë në shtëpi, ndërsa më pas ka harruar që e ka bërë atë veprim, ka thënë prokurori i qarkut, Maughan Maloney.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›