E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet në 10% TVSH-ja në sektorin e shëndetësisë dhe të teknologjisë së informacionit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Kryeministri Berisha njoftoi sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, aplikimin së shpejti të një masë të re të qeverisë, uljen në 10 përqind të TVSH-së në sektorin e shëndetësisë dhe të teknologjisë së informacionit e të komunikimit (ICT). Këto masa, tha ai, merren në vazhdim të mëtejshëm të revolucionit fiskal, si një proces i domosdoshëm për të lehtësuar dhe përmirësuar klimën e biznesit. Lidhur me uljen e TVSH-së në sektori shëndetësor, Berisha tha se kjo masë do të krijojë mundësi më të mëdha investimi në këtë sektor, shërbime më cilësore, si dhe i jep fund spekulimit me çmimet, të importuesve të ilaçeve dhe si e tillë, ajo është mirëpritur dhe mbështetur nga komuniteti i mjekëve dhe i sipërmarrjes që operon në sektorin e shëndetësisë. “Me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë kemi rënë dakord që TVSH-ja në sistemin e shëndetësisë, për çdo gjë dhe për gjithçka, të jetë 10 përqind. Me këtë vendim, të cilin komuniteti i mjekëve, por edhe i sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit dhe të shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar dhe mirëpritur shumë, ne synojmë, në kuadrin e reformës në shëndetësi, të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime që janë jetike për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›