Beogradi nxjerr Artemijen në pension

Pas keqpërdorimeve financiare, Kryepeshkopi i Kosovës, Artemije përfundon në pension. Ky është vendimi i Kuvendit kishtar të Serbisë pas raportit të Komisionit mbi keqpërdorimet financiare dhe përgjegjësitë e Atit Artemije dhe fjalës së Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Serbisë se çfarë Kishe dëshiron “para Zotit dhe popullit”. Zyrtarisht, Kuvendi kishtar pranoi tërheqjen e Atit Artemije nga Kryepeshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, dhe ushtrues i detyrës së kryepshkopit do të jetë Ati Atanasije, i cili për momentin edhe administron këtë dioqezë.
Mediat serbe theksojnë se votimi për fatin e Atiti Artemije u zhvillua pas kërkesës së vazhdueshme të lobit boshnjak në Kuvendin kishtar, the Kryepeshkopi i Serbisë kishte vetëm dy rrugëzgjidhje,ose ta largoj në pension Atin Artemije ose ta dërgoj në Gjyqin kishtar.
Para votimit të këtij vendimi situata ishte e qetë por raporti i detajuar i Komisionit ndryshoi shumë cka në Kuvendin kishtar të Serbisë. Raporti fliste për përgjegjsitë financiare dhe kanonike të Atit Artemije. Në pjesën financiare janë konfirmuar keqëpërdorime të mëdha të parave që i janë dedikuar serbëve të Kosovës. Pjesa më e madhe e parave nga SMS-mesazhet e qytetarëve për rindërtimin e kishave kanë shërbyer për jetën luksoze të krerëve kishtar të Kosovës. Pasuria e Kishës Ortodokse të Serbisë në Kosovë i është shitur shqiptarëve pa dijeninë e Kishës. Shumë prona kishtare janë dhënë me qera, dhe parat nuk përfunduan në arkën e Kishës. Njëra nga shifrat që është bërë publike 440 mijë euro thuhet se nuk është përfundimtare. Kryepeshkopi Artemije nuk e ka vizituar thuajse fare popullin në Kosovë, dhe kushtet e vështira që jetojnë ata, sipas raportit, ai i ka vështirësuar edhe më shumë duke i ndarë në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm, dhe atë në bazë të përkatësisë partiake, thekson raporti pas të cilit pasoi një heshtje e gjatë. Më pas Ati Artemije ka filluar të akuzoi ata që dërguan këtë komision por ai nuk gëzoi mbështetje nga asnjë Kryepeshkop i Kuvendit kishtar.
Agim Popoci