CEZ: Jo ndërprerje të energjisë në zonat e izoluara

Banorët të cilët jetojnë në zona të izoluara për shkak të kushteve atmosferike të vështira, do të furnizohen me energji elektrike në mënyrë të vazhdueshme. Premtimi ka ardhur përfaqësuesit e CEZ shpërndarjes, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar grupe punë në terren për të garantura energji.
Përsa i përket arkëtimit të faturave të prapambetura, CEZ, ka dërguar 500 faturues në terren të cilët pritet të sigurojnë mbledhjen e parave, ku më pas do të ndikojnë edhe në rritjen e nivelit të arkëtimeve.
Kompania Cez shpërndarje, prezantoi për mediat drejtorin e ri rajonal Jaroslav Macek, ky ndryshim sipas kompanisë bazohet mbi nevojën e grupit CEZ për të forcuar aktivitetin e vet në Shqipëri dhe për tu fokusuar në zhvillimet e mëtejshme në rajon.
“Si pasojë e kushteve jo të mira të motit në Shqipëri CEZ, po bën të pamundurën që të furnizojë çdo abonent të tij me energji. Kemi dërguar në terren skuadrat e punës të cilët po garantojnë furnizimin me energji, cilësore në këto zona problematike” ka theksuar drejtori i CEZ-it.