Rusi, mbyllet me rritje bilanci i eksportit të armatimit
Eskportuesi i kompanisë Rosoboroneksport,që udhëhiqet nga shteti rus, ka raportuar 11 miliardë dollarë shitje të armatimit në vitin 2011, që krahasuar me vitin 2010, paraqet rritje për më tepër se 2 miliardë dollarë.
Drejtori i përgjithshëm, Anatoli Isaikin, tha se kjo kompani gjithashtu ka humbur miliarda dollarë në shitje për shkak të embargos së armatimit në Libi, lidhur me sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër ish regjimit të Muamer Gadafit.
Isaikin shtoi se blerës të armatimit në Rusi janë edhe India, Venezuela, shtetet në Azi-Paqësor, e të tjera. Krahas tyre dhe Regjimi në Siri është poashtu blerës i madh i armatimit të prodhuar në Rusi.
Kompania shtetërore Rosoboroneksport furnizon me armatim 57 shtete në mbarë botën. Rusia është eskportuesi i dytë më i madh i armatimit në botë, pas Shteteve të Bashkuara.