Përzgjedhja e TAP-it, Barroso: Sukses për Evropën. Nxit Korridorin e Jugut
Bruksel- Përzgjedhja e projektit TAP nga konsorciumi i Shah Deniz si fitues për transportin e gazit azer në Evropë është cilësuar nga Komisioni Evropian si një sukses për kontinentin tonë.
Presidenti i KE-së, Hoze Manuel Barroso në një deklaratë për mediat tha se ishte zyrtarizuar TAP-i si projekti fitues.
Sakaq komisioneri për Energjinë në KE tha: Ky është një sukses domethënës për Evropën dhe një arritje e madhe në kuadër të sigurimit të energjisë për Bashkimin Evropian. Kam besim se vendimi i sotshëm, që bazohet në një sërë marrëveshjesh të nënshkruara me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, do ti japë një impuls të ri dhe realizim të shpejtë gjithë korridorit të Jugut të gazit, si një lidhje direkte dhe ekskluzive mes detit Kaspik dhe Bashkimit Evropian,- u shpreh Guenther Oettinger.
Përmes TAP-it, Bashkimi Evropian po tenton të çlirohet nga varësia e gazit rus.