E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikat e zeza? Ja maska natyrale për fytyrën që bën për ju

TIRANE- Asnjë nuk i do problemet e fytyrës të shkaktuara nga aknet apo pikat e zeza. Ndaj duke patur pak durim dhe asnjë shqetësim realizoni dy herë në javë një maskë tepër praktike dhe e lirë që gjendet lehtësisht në familjet tuaja. 

Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale
• 1/2 gotë me kos;
• gjysmë kokrre limoni shtrydheni ose një kokërr po nuk pati shumë lëng.
Limoni dhe kosi kanë veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese. Përzjejini mirë për disa minuta. Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta.

Shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Fshijenii fytyrën me peshqir por pa e fërkuar, thjesht pijeni ujin e fytyrsë dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj.
(m.a/bsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›