E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdigjet 63-vjeçari, vuante nga depresioni

Foto Iustruese

GJIROKASTER- Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së të premtes, në fshatin Picar të Gjirokastrës. Setar Haruni, 63 vjec, si pasojë e gjendjes së tij jo të qëndrueshme psikike, i ka dhënë fund jetës duke i vënë zjarrin.

Fillimisht mendohet se ai ka spërkatur kasollen e barit me benzinë dhe në fund edhe veten. Më pa i ka vendosur flakën zonës së spërkatur me lëndën djegëse, ndërsa vetë ka qëndruar në qendër të kasolles. Banorët e fshatit dhe as mbërritja e zjarrfikëses nuk kanë arritur të shpëtojnë trupin e 63 vjeçarit nga i cili ishte shkrumbuar plotësisht.

Banorët e zonës janë shprehur se i ndjeri prej kohësh vuante nga depresioni, por nuk ishte bërë barrë e sherreve apo konflikteve për të tjerët. Ishte mjaft i mbyllur në vetvete, ndërkohë që asnjëherë në biseda me bashkëfshatarët nuk kishte dhënë shenja për vetëvrasje, pohojnë banorët e fshatit.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›