CEZ Shpërndarje: Punimet në rrjet, ja ndërprerjet e energjisë
CEZ Shpërndarje informon publikun se duke filluar nga dita e hënë, 26 shtator, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) do të ndërmarrë një sërë punimesh në rrjet, dhe për këtë arsye, disa zona të Shqipërisë do të jenë pa energji elektrike për disa orë. Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarjes, ndërsa do të punohet në Linjën 220KV-Dinamo, do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Rr. ‘Jordan Misja’, Zona te Shinat e Trenit, një pjesë e Rr. ‘Siri Kodra’, Zona tek ish-‘Josif Pashko’ Kodër-Kamëz, Bathore, Paskuqan, Zall-Herr në orarin 08:00-11:00. Ndërsa nga punimet në Linjën 220KV- Kinostudio dhe 220KV- Karbit do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Rr. ‘Thanas Ziko’, Rr. ‘4 Dëshmorët’, Zona te Tregu i Medresesë, Magazinat e Tregtisë te Rr. ‘Siri Kodra’, Zona e Babrrusë, Rr. ‘Aleksander Moisiu’, Komuna Dajt, Zona e Tufinës në të njëjtin orar 08:00-11:00. Kurse gjatë punimeve në Linjën 220-Mëzez do të kenë ndërprerje të energjisë: një pjesë e komunës Nikël, Tapizë, Fushë-Kamëz, Frutikulturë, Laknas, Berxull, Kasallë, Domje në datën 29/09/2011 në orarin 09:00-15:00. Gjatë punimeve në linjën 110KV Cërrik-Belsh do të ketë ndërprerje të energjisë në Bashkinë Belsh dhe Peqin si dhe komunat: Përparim, Pajovë, Gjocaj, Shezë, Karinë, Rrasë në datat 26-27.09.2011 në oraret 09:00-15:00.