Ruli Bankat te rrisin kreditimin ne sekotrin e bujqesise
Bankat dhe institucionet e tjera të financimit, duhet të rrisin kreditimin në sektorin e bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë një takimi me ekspertë të kësaj fushe, "Instrumentat e nxitjes së fiancimit ne bujqësi", u shpreh, se "duhet të rritet prezenca e kreditimit pasi ky sektor tashmë është i qëndrueshëm dhe më i përgjegjshëm kundrejt kthimit të kredisë".
Drejtore Ekzekutive e Unionit të Kursim Kreditit, Zana Konini, një ndër institucionet financiare që krediton bujqësinë, tha se duhet më tepër bashkëpunim mes skemës së financimit privat dhe asaj të mbështëtjes shtetërore në këtë sektor.
Megjithë potencialet e mëdha, bujqësia ngelet një sektor i nënkredituar i ekonomisë shqiptare, duke zënë vetëm 1 % të gjithë portofolit të kredisë në vend.