E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Rriten eksportet shqiptare ne gusht me 38.2 krahasuar me gushtin e kaluar

Në Gusht 2011 u eksportuan 13,420 mln lekë mallra me një rritje prej 38.2 për qind në krahasim me Gusht 2010. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,326 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me Gusht 2010. Tregtia me vendet e BE është 63.1 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Me Italinë eksporti është 45.5 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.4 për qind .

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit "Produkte kimike dhe plastike" u rrit 6.5 përqind. Eksporti i grupit "Tekstile dhe këpucë" u ul 40.7 përqind dhe për "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 37.5 përqind.

Në Gusht 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 10,miliarde lekë, duke zënë 22.4 përqind ndaj totalit të importit. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 82.1 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›