E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e G20 diskutojnë krizën financiare

Sfidat e reja të ekonomisë globale kanë angazhuar ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të 20 vendeve më të industrializuara të botës. Ata janë mbledhur për të punuar fort dhe në mënyrë të koordinuar për të përballuar gjendjen e krijuar. Ministrat e G20-ës siguruan se do të ndërmarrin të gjitha nismat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe të tregjeve financiare. Ata vendosën që ky impenjim të shkojë në shërbim të rritjes ekonomike, e cila sipas tyre do të mbështetet fort, siç po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë kriza e borxhit europian. Pas darkës së ministrave, në kuadër të mbledhjes së FMN-së, ministrat e eurozonës po aktualizojnë dhe vënë në zbatim vendimet e marra më 21 korrik. Në komunikatën e publikuar pas darkës ata premtuan se do të përshtatin aksionet e nevojshme për rritjen e fondit fleksibël që do të shpëtojë vendet e Europës nga rritja e borxhit si dhe për rritjen e ndikimit të fondit në menaxhimin e rritjes deri në mbledhjen e ardhshme të FMN-së, që do të mbahet në mes të tetorit në Paris. Kriza financiare në Europë, me gjendjen e rëndë të Greqisë dhe recesionin e ri, ka çuar në rezultate të këqija dhe mbyllje të bursave. Luhatjet e forta në tregjet europiane ishin temat kryesor që u diskutuan. Bankat Qendrore Europiane do të garantojnë furnizimin me likuiditet të bankave, ndërsa stabiliteti i çmimeve do të ruhet nga politikat financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›