E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ-i meson shqiptaret si te kursejne energjine

CEZ Shperndarje prezanton projektin Llogarit vete sa energji harxhon CEZ-i rekomandon planin e kursimit. Llamba ekonomike per spitalet sidomos pavijonet e pediatrise

Jane te shumte qytetaret qe shpesh ankohen se kane mbifaturim te energjise elektrike ngrene pretendimin se kane harxhuar me pak energji dhe fatura iu ka ardhur me e larte se konsumi. Por ka nje menyre per te kursyer duke ditur vete konsumatori se sa energji harxhon ne dite ne jave apo ne muaj do te mund te menaxhoje ate me mire per te kursyer. Eumlshte vete CEZ-i kete here qe do tu mesoje te gjithe konsumatoreve si te llogarisin energjine e shpenzuar por mbi te gjitha si ta kursejne ate. CEZ-i i prezanton publikut nje plan kursimi edhe nepermjet perllogaritjes se energjise qe shpenzojne elektroshtepiaket sipas llojit.

CEZ Shperndarje prezantoi dje projektin e ri Llogarit vete sa energji harxhon nje sherbim i ri qe kompania u ofron klienteve te saj. Me ane te nje llogaritesi interaktiv te vendosur online CEZ Shperndarje u ofron klienteve mundesine te arsyetojne dhe llogarisin vete konsumin e perafert mujor te energjise elektrike ne menyre qe te arrijne te ekonomizojne konsumin e tyre ne baze te te ardhurave te tyre. Llogaritesi interaktiv tregon mesataren e konsumit ditor dhe mujor te seciles elektroshtepiakeje qe klientet perdorin si edhe jep perllogaritjen totale te konsumit mujor. Ky llogarites eshte pjese e projektit te CEZ Shperndarjes per te informuar dhe ndergjegjesuar klientet se si te llogarisin te ekonomizojne dhe te perdorin energjine elektrike.

Llogaritja e konsumit te energjise elektrike eshte nje menyre shume e mire per te mesuar dicka me shume mbi konsumin e elektroshtepiakeve qe perdoren ne jeten e perditshme. Duke ditur se cilat pajisje konsumojne me shume dhe cilat me pak klientet kane mundesine te ndertojne nje plan kursimi te energjise elektrike. Perllogaritja e konsumit mujor te energjise elektrike gjithashtu ndihmon ne perzgjedhjen e elektroshtepiakeve qe konsumojne me pak energji elektrike.

Si pjese te ketij projekti CEZ Shperndarje do te ndermarre nje fushate me disa komponente ne menyre qe te arrije te informoje dhe ndergjegjesoje shtresa te ndryshme te shoqerise. Vec atyre klienteve qe kane mundesi te kontrollojne konsumin e tyre online CEZ Shperndarje ka menduar edhe per informimin e atyre qe nuk e kane kete mundesi. Ne kete kuader kompania do te inicioje prodhimin e programeve televizive qe do te tregojne ne menyre te thjeshte se si te mund te ekonomizojme konsumin e energjise. Vec kesaj broshura dhe fletushka me informacione rreth kesaj teme jane te disponueshme ne te gjitha Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit. Nje tjeter element informues po do te perdoret eshte edhe fatura e energjise elektrike ku ne do te informojme thjesht se si te kursejme energjine elektrike. Po ne kuader te ketij projekti CEZ Shperndarje po punon per te ndihmuar spitalet rajonale se si te mund te ekonomizojne shpenzimet e energjise elektrike dhe praktikisht duke iu dhuruar atyre llamba ekonomike sidomos per pavijonet e pediatrise.

Si ta llogarisim energjine ne baze te pajisjeve elektroshtepiake

Per percaktimin se cilat elektroshtepiake konsumojne me pak energji se te tjerat Komisioni Evropian per Energjine ka krijuar nje sistem klasifikimi te bazuar mbi konsumin e energjise per secilen pajisje elektronike qe perdoret ne ambientet shtepiake. http//europa.eu/rapid/pressReleasesAction.doreference=IP/10/584 Elektroshtepiakeve me eficente u jepet nota A-- kurse ato me pak eficente nota G. fig. 1 Vleresimi i performances se pajisjes elektrike eshte i nevojshem per llogaritjen e konsumit te energjise dhe konsumatoret mund te ta gjejne ate te manuali i perdorimit te pajisjes. Gjithashtu te manuali i perdorimit klientet mund te gjejne edhe fuqine e instaluar ne krah te pajisjes elektrike. Fuqia e instaluar tregon se sa energji konsumon pajisja gjate nje ore pune. fig. 2 Ky informacion eshte gjithashtu i domosdoshem per llogaritjen e konsumit mujor te energjise. Llogaritesi interaktiv i konsumit te energjise elektrike synon te ndihmoje klientet e CEZ Shperndarjes te kuptojne me mire konsumin e tyre te energjise si edhe menyrat e kursimit te energjise. CEZ Shperndarje i inkurajon klientet e saj ta perdorin llogaritesin interaktiv per te llogaritur konsumin e tyre mujor. Brenda pak minutave klienti i CEZ Shperndarjes mund te kuptoje me mire konsumin e tij mujor dhe se cila prej elektroshtepiakeve ndikon me shume tek fatura e tij mujore e energjise elektrike dhe cila me pak. Llogaritesi interaktiv i konsumit te energjise eshte nje tjeter projekt i CEZ Shperndarjes ne kuader te permiresimit te sherbimit qe kompania u ofron klienteve te saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›