E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentacioni dhe kriteret per perfitimin e pensionit te invaliditetit

ISSH-ja zbardh kriteret per perfitimin e pensionit te plote te invaliditetit si dhe masen e kontributit te domosdoshem

Personi qe behet i paafte per cdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime te forta e demtime fizike duke perfshire verbimin ka te drejte te marre pension invaliditeti. Kriteret mjekesore per caktimin e aftesise ne pune te invalideve sipas Institutit te Sigurimeve Shoqerore percaktohen ne vartesi te shkalles se humbjes te aftesise per pune sipas Ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar invaliditeti klasifikohet ne tri grupe invaliditet i pjesshem kur personi i siguruar humbet aftesine per pune ne profesionin apo punen e tij te fundit por mund te kryeje pune te tjera sipas percaktimit te vendimit te KMCAP-it invaliditet i plote kur personi i siguruar behet i paafte per cdo pune si dhe invaliditet i plote ne kushtet e nevojes per kujdestari.

Kushtet e perfitimit

Sipas kushteve te percaktuara nga ISSH-ja merr pension invaliditeti te plote personi i siguruar qe ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit e cila eshte e barabarte me gjysmen e diferences se moshes se personit te siguruar ne kohen qe behet i paafte dhe i moshes 20 vjec. P.sh. nese personi qe eshte bere invalid eshte 38 vjec per te perfituar pension te plote invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim. Nje tjeter kusht eshte qe personi te kete humbur plotesisht aftesine per pune jo per shkak te aksidentit ne pune apo semundjes profesionale. Sipas ISSH-se e drejta per te perfituar pension invaliditeti te plote fillon pas mbarimit te periudhes 6 mujore te trajtimit me raport mjekesor per paaftesi te perkohshme ne pune. Vleresimi nga KMCAP-i duhet te behet ne muajin e peste ose te gjashte para perfundimit te kesaj periudhe.

Pensioni baze percaktohet me VKM

E ardhura shtese per kujdesje sipas Nenit 38 te Ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar Kur perfituesi i nje pensioni te plote te invaliditetit behet i paafte dhe ka nevoje per nje kujdesje te vazhdueshme nga nje person tjeter sipas percaktimit te KMCAP-it atij i jepet nje pagese shtese prej 15 te bazes se vleresueshme.

E ardhura shtese per femijet ne ngarkim

Nje person i siguruar i paafte qe merr pension invaliditeti te plote sipas Nenit 35 te Ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar dhe ka femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjec ose deri ne moshen 25 vjec kur vazhdon studimet e larta me shkeputje nga puna do te marre nje te ardhur shtese familjare per cdo femije ne masen 5 te pensionit baze por jo me shume se 30 e tij.

Masa e perfitimit

Masa mujore e pensionit te plote te invaliditetit perbehet nga pensioni baze dhe nga nje shtese pensioni qe llogaritet si pensioni i pleqerise. Shuma baze e pensionit iu jepet gjithe personave te siguruar. Shtesa qe iu jepet personave te punesuar eshte 1 per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme qe i siguruari ka arritur nepermjet kontributeve gjate gjithe historise se tij kontributeve. Shuma e pergjithshme e ketij pensioni do te jete jo me e madhe se dy here pensioni baze ose 80 e pages mesatare neto te vitit te fundit cila te jete me e vogel.

Dokumentacioni

Per te perfituar pension te plote te invaliditetit perfituesi ose i autorizuari me prokure paraqitet ne ALSSH-ne e vendbanimit sipas regjistrimit ne gjendje civile per te bere kerkesen e perfitimit te pensionit te invaliditetit perfituesi per pension te plote te invaliditetit ose i autorizuari me prokure se bashku me kerkesen duhet te paraqese dhe dokumentet e meposhtme

- Fotokopje e leternjoftimit elektronik ose certifikate lindjeje me fotografi

- Certifikate e gjendjes familjare

- Certifikate martese vetem per aplikueset femra

- Dy cope fotografi

Dokumentet qe vertetojne periudhat e sigurimit dhe llojin e punes jane

- Libreza e punes

- Vertetim per vjetersine ne pune dhe llojin e saj

- Vertetim per periudhen e sigurimit e leshuar nga zyra e arkivit prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per punedhenesit te punesuarit te vetepunesuarit te vetepunesuarit ne bujqesi dhe te siguruarit ne menyre vullnetare si dhe te siguruarit sipas VKM-se

- Vendim gjykate per njohje te vjetersise ne pune nese shikohet e arsyeshme

- Vertetim i vjetersise ne pune per ish-anetaret e kooperativave bujqesore para vitit 1992

- Vertetim i Deges Ushtarake per periudhen e kryerjes se sherbimit te detyrueshem ushtarak per kerkuesit meshkuj

- Vertetim-tip i vjetersise ne pune per ushtaraket

- Fotokopje e noterizuar e diplomes se shkolles se larte per kerkueset femra kur kane mbaruar studimet e larta me shkeputje nga puna

- Cdo dokument tjeter justifikues qe verteton qenien ne pune

- Vertetim nga punedhenesi per profesionin dhe natyren e punes

- Keto dokumente per efekt perfitimi pensioni invaliditeti do te pranohen kur personi nuk ka mbushur moshen e pensionit te pleqerise.

Dokumentet qe vertetojne te ardhurat e realizuara

- Vertetim page sipas se ciles eshte derdhur kontribut per periudhat e sigurimit qe nga 01.01.1994 deri ne momentin e shkeputjes nga puna sipas formularit tip nese ka punuar dhe ka derdhur kontribute per periudhat pas dates 01.01.1994

- Vertetim i pages mesatare neto per vitin e fundit te punes

-Cdo dokument tjeter justifikues qe verteton pagen ose derdhjen e periudhave te kontributeve.

Dokumentet qe vertetojne gjendjen shendetesore

- Flete-drejtimi per ne KMCAP leshuar nga institucione shendetesore me shtreter Spital shoqeruar me flete-dalje nga spitali ekzaminime e dokumente te tjera plotesuese te kerkuara kur del per here te pare ne KMCAP

- Flete-drejtimi nga KML-ja per ato gjendje shendetesore qe nuk jane objekt trajtimi ne spital sipas percaktimit ne Rregullore

- Epikrize percjellese leshuar nga mjeke specialiste apo konsulta e shoqeruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del per rikontroll duhet shoqeruar me ekzaminimet perkatese zyrtare

- Kartela personale dhe libri i shendetit per te vertetuar ecurine e semundjes ndjekjen dhe trajtimin mjekesor me ilace

- Flete-drejtimi per KMCAP qe verteton rendimin e gjendjes shendetesore e vlefshme per KMCAP-in para afatit te rikontrollit

- Raport mjekesor leshuar nga Komisioni Mjekesor qe percakton gjendjen shendetesore dhe aftesine per pune para fillimit te punesimit ose te perfshirjes ne cdo skeme sigurimi

- Raport mjekesor i lirimit nga ushtria leshuar nga KMU-ja prane SQU-se per ushtaret qe behen invalide gjate sherbimit ushtarak

- Vertetim per pagesen e paaftesise per pune shkaktuar nga nje semundje e pergjithshme per punemarresin.

Shqyrtimi i kerkeses dhe vleresimi i KMCAP-it

-Dokumentacioni i mesiperm i dorezohet mjekut te ekspertizes i cili pas verifikimit te nevojshem njofton daten per te kaluar ne KMCAP ose i kthen mbrapsht dokumentet per pasaktesi

-KMCAP-i ne mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet njofton dhe ekzaminon te semurin merr vendimin perkates jo ne prani te tij dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht te semurit gojarisht dhe nepermjet vertetimit tip

- Kunder ketij vendimi i semuri ose invalidi mund te ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa behet me shkrim dhe dorezohet ne DRSSH-ne perkatese

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›