CEZ-i nis aksionin për ndërprerjen e energjisë për debitorët në Shkodër
Shkodër- Sot në qytetin e Shkodrës ka nisur edhe ndërperje e energjisë elektrike për të gjithë debitorët ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.
Lajmi u bë i ditur nga vetë administratori i kësaj kompanie, Sahit Dollapi i cili u bëri thirrje qytetarëve të shlyejnë detyrimet e nergjisë.
Dollapi paralajmëroi ndërprerjen e energjisë për të gjithë debitorët, duke thënë se aksioni do të shtrihet për bizneset dhe institucionet.
Ky aksion synon përmirësimin e imazhit të CEZ Shpërndarje dhe krijimin e besimit tek qytetarët,-tha Dollapi në një prononcim për mediat.
Dollapi tha se do të vendosin gjoba mbi 81 mijë lekë për të gjithë konsumatorët që kanë linja të dyfishta energjie.