E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet pa leje sndalen, në Tiranë punohet natë e ditë ilegalisht (FOTO)

ndertim-pa-leje-korrik-2013Tiranë- ‘Bumi’ i ndërtimeve pa leje gjatë fushatës elektorale duket se po shtrihet në kohë edhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Megjithë paralajmërimet e forta të kreministrit të ardhshëm Edi Rama dhe nisjes së aksionit në zonat bregdetare të vendit për prishjen e të gjitha ndërtimeve që morën jetë duke përfituar nga fushata elektorale, banorët dhe bizneset në kryeqytet kanë përveshur mënget dhe kate e shtesa ilegale po ngrihen nga dita në ditë.

Në një rivëzhgim të Gazetës IDEA, dy të tillë kanë ngritur krye mu në zemër të kryeqytetit. Ashtu siç duket edhe nga fotot më poshtë në tarracën e një pallati 5-katësh që ndodhet në rrugën e ‘Barrikadave’, pranë stacionit të Trenit, po ndërtohet një kat shtesë.

Në foto duket qartë që edhe pasditen e 11 korrikut, punëtorët kanë vijuar të përfundojnë ndërtimin.

Po kështu, edhe në rrugën Mahmut Fortuzi, në një pallat pesëkatësh, në katin e tretë të saj ka përfunduar një shtesë ballkoni. Ndërsa i mungon vetëm fasada e jashtme e ngjyrosjes.

Më herët në prishjen e disa ndërtimeve pa leje në kryeqytet, vetë kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit, zoti Florenc Hoxha është treguar i ashpër kur ka thënë se nuk do të ketë sprapsje për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në kryeqytet. Teksa ka paralajmëruar edhe masa të forta ndëshkuseedhe për vetë firmat e ndërtimit. Deri atëherë katrahura e kateve shtesë vazhdon!

Ndërtimet pa leje s'ndalen, në Tiranë punohet natë e ditë ilegalisht

Ndërtimet pa leje s'ndalen, në Tiranë punohet natë e ditë ilegalisht ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›