E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë, arrestohet një 27-vjeçar kosovar i kërkuar në Gjermani

SHKODËR-Një kosovar 27 vjeç i kërkuar nga Interpoli është arrestuar në pikën e Kalimit Kufitar ne Morine të Kukësit.

Sipas të dhënave të para mësohet se i ndaluri është shtetasi Nexhat Gashi, 27 vjec, lindur në Landocicë të Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia gjermane për trafik droge.

Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar dhe urdhër arresti pasi akuzohet nga autoritetet gjermane për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëpunim” dhe “Trafik droge”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›