E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ-i nis shitjen e biznesit në Shqipëri, ofertat do të priten në muajin janar

Tiranë- Grupi CEZ sqaroi përmes një deklarate se ka nisur procesin e shitjes së biznesit të tij në Shqipëri, CEZ Shpërndarje. Blerësit potencialë, sipas tij, mund të shprehin interesin e tyre gjatë muajit janar dhe një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret pas kësaj.

Në të njëjtën kohë, deklarata e grupit mëmë të CEZ-it në Çeki, sqaron se do të vazhdojë negociatat me autoritetet shqiptare mbi mënyrat e zgjidhjes së ngërcit aktual.

Kompania çeke e energjisë hyri në tregun shqiptar në majin e vitit 2009 me blerjen e 76% të aksioneve të kompanisë vendase të shpërndarjes, ndërsa 24 përqindëshi i mbetur ishte i qeverisë së Shqipërisë.

Por sipas pohimeve të vetë grupit me seli në Pragë, operacionet në Shqipëri u komplikuan në fillim të vitit 2012, për shkak të thatësirës katastrofike siç e përshkruan ai dhe nevojës që lindi prej kësaj situate për të importuar energji elektrike nga jashtë.

KESH-i, si kompania prodhuese në pronësi të shtetit, i rriti CEZ Shpërndarjes çmimin e shitjes së energjisë, ndersa kjo e fundit nuk mund të pasqyronte për çdo rast, rritjen e kostos tek çmimi fundor për konsumatorët.

Pas nje serie veprimesh të paparashikueshme e madje edhe të paligjshme të Shqipërisë dhe shumë negociatash të pasuksesshme, grupi i CEZ-it vendosi të pretendojë garancinë e bërë nga Banka Botërore, përfundon deklarata.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›