Masakra në Konektikat, Presidenti Obama ngushëllon familjarët e viktimave
“Këto tragjedi duhet të marrin fund”
“Dhimbja për ta është e thelle, lotët janë i vetmi ngushëllim…”
Dhimbjes se tyre i është bashkuar dhe presidenti Barak Obama. Ne Nju Taun ku ndodhi tragjedia ai mbajti një fjalim prekës para prindërve dhe të afërmeve të viktimave. “Këtu ne Nju Taun, kam ardhur për t’ju ofruar dashurinë dhe lutjet e kombit amerikan. Jam i vetëdijshëm se këto fjale nuk mund krahasohen me thellësinë e trishtimit tuaj, as mund te shërojnë zemrat tuaja te plagosura”, u shpreh Obama
Obama, është shprehur se duhet bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët pas tragjedisë në Konektikat. “A mund te themi se po bëjmë mjaftueshëm për tu dhënë fëmijëve tanë atë qe ata meritojnë, jetojnë te lumtur? Kam reflektuar këto dite dhe nëse do te ishim te ndershëm me veten tone, përgjigja jone do te ishte jo. Nuk po bëjmë aq sa duhet dhe kjo gjë duhet te ndryshoje”, shtoi ai.
Obama ashpërsoi tonet duke thënë se kjo duhet të marrë fund. “Nuk mund ta tolerojmë më këtë situatë. Këto tragjedi duhet të marrin fund. Dhe për t’i ndryshuar ato, ne duhet te ndryshojmë”, vlerësoi presidenti amerikan.
Të gjithë fëmijët e vrarë gjatë çmendurisë së 20-vjeçarit Adam Lanza (8 djem dhe 12 vajza) ishin të moshës 6 dhe 7 vjeç, sipas listës zyrtare të viktimave që u publikua të dielën.
...