CEZ le pa drita Vloren. Prefekti E patolerueshme
Problemet e furnizimit me energji elektrike kanë sjellë reagimin e prefektit të qarkut të Vlores Eduard Vecani i cili konfirmon se ndërprerjet e energjisë bëhen pa paralajmërim dhe pa një grafik të paracaktuar. Ndërkohë që për Vecanin është e patolerueshme ndërprerja e energjisë në spitalin e qytetit dhe në hidrovoret e tij.
“Edhe institucione të rëndësisë së vecantë për qytetarët si spitali rajonal I qytetit të Vlorës ka përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që është e pajustifikueshme. Është një institucion I cili duhet të ketë furnizim me energji elektrike 24 orë. Do të vija në dukje dhe një fakt tjetër po kaq shqetësues. Ndërprerjet e energjisë elektrike në hidrovorin e qytetit I cili shërben për të larguar ujrat e tëpërta në rast të shirave, gjëë që çon në përmbytje” tha Vecani.
Problem sipas prefektit vijojnë të mbeten faturimet e larta dhe mungesa e faturave në familje , ndërkohë që si masa paraprake Vecani sugjeron sensibilizimi i organeve te qeverisjes qendrore dhe kompanive private per permiresimin e furnizimit me energjise elektrike. Kjo kompani funksionon mbi bazen e nje kontrate te aprovuar nga parlament, qe parashikon te drejta dhe detyrime nga te dya palet përfundon prefekti I qarkut të Vlorës në reagimin e tij.
Festim Llanaj