E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me femijet e policeve te vrare

Ne nje ambient festiv dhe me dhurata kreu i qeverise festoi me femijet e policeve te rene ne krye te detyres. Duke i uruar nje vit te mbare femijeve, Berisha u premtoi atyre se qeveria do të bëjë gjithçka që t`u lehtësojë të ardhmen.

"Ne me asgjë smund të zëvendësojmë më të dashurit tuaj, por ne do të bëjmë gjithcka që mbështetjen tjetër të tyre ta keni të plotë, sic e meritoni. Ky është një detyrim. Qeveria ime është e vendosur të bëjë cdo gjë që ju në mungesë të njerëzve tuaj më të dashur të keni një jetë sa më normale", u shpreh kryeministri.

Mbeshtetje per femijet siguroi dhe Ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili tha se qeveria ka arritur te plotesoje te gjithe kuadrin ligjor ne ndihme te ketyre familjeve. "Për herë të parë kemi kuadrin ligjor më të plotë  i cili jep benifite të plota familjeve, po kemi dhe përvec këtij kuadri ligjor dhe një interes të vecantë nga strukturat e ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit. Ky ligj parashikon pagesën e plotë të efektivit të rënë në krye të detyrës, kredi me interes zero për strehimin e gjithësecilës prej familjeve që ka nevojë për strehim. Parashikon bursë të plotë studimesh", tha Basha.

246 familjeve te policeve te rene ne krye te detyres do te mund te perfitojne dhe pushime verore falas nje projekt ky i ministrise se Brendshme i cili do te aplikohet dhe pergjate viteve ne vazhdim.

Jull Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›