E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel ne shenjestren e Ferrarit

Ferrari po përgatit nje goditje te madhe ne prag te sezonit te ardhshem te Formula 1. Deshtimi ne Boterorin e fundit duket se ka detyruar skuderine italiane te shohe nga kampioni i Botes ne fuqi, Sebbastian Vettel. Piloti gjerman, dominoi sezonin e fundit me makinen Red Bull, duke triumfuar ne Cmimin e Madh te Abu Dhabit me titullin kampion.

Performaca e tij gjate gjithe garave te zhvilluara te sezonit ishte mbreslenese dhe tani Vettel cilësohet si nje nga pilotet me te talentuar dhe me nje te ardhme te sigurt. Te gjitha keto e kane vendosur gjermanin ne krye te objektivave te Ferrarit, qe nuk arriti te fitonte titullin me Fernando Alonosn, megjithsese ky i fundit ishte shume prane triumfit.

Drejtuesit e skuderise italiane kane ne mendje nje dyshe fituese me Alonson dhe Vettel. Piloti gjerman ka nje kontrate qe e mban lidhur me Red Bull deri ne vitin 2012, por nje oferte konkrete nga ana e Ferrarit nuk mund te refuzohet. Per kete arsye, mediat italiane bejne te ditur se transferimi i 23 vjecarit ne Maranello eshte me shume se i mundhshem.

Nese Sebastian Vettel do te pranonte oferten e Ferrarit, atehere ne ikje do te ishte piloti brazilian Felipe Masa, i cili ne sezonin e fundit beri nje paraqitje me te vertete zhgënjyese.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›