E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Politika me pak tension dhe me shume produktivitet

Politikanët në 2011-n duhet të jenë më produktive dhe më pak konfliktuale. Kjo ka qenë porosia e Bamir Topit për vitin e ardhshëm, në më pak se 24 orë nga  mbyllja pa rezulatat e negociatave për zgjidhjen e krizës. Kreu i shetit bën apel sërisht për mirëkuptim në një vit të ri që paraqitet impenjativ.

“Politika do ta gjejë vendin e vet. Natyrisht në urimin që kam dhënë gjithmonë: të kenë më pak tensione dhe sa më afër t’u afrohesh festave të rëndësishme, të cilat të shkëpusin pak nga politika, të bën që të reflektosh se ky vend do të ketë të ardhme në rast se do të ketë mirëkuptim. Nuk është e thënë që pozita dhe opozita të mirëkuptohen sepse vetë termi ‘pozitë dhe opozitë’ nënkupton një lloj kontradiksioni brenda të gjitha parametrave demokratikë, por duke bërë atë që duhet të bëjmë për Shqipërinë, për njerëzit. Sikurse thashë, më pak tension, më shumë argument dhe më shumë produkt! Këtë mund të them në këtë ditë që i dedikohet më shumë fëmijëve. Edhe juve njëkohësisht ju uroj Vitin e Ri! Gëzuar” tha Topi.

Deklarata e presidentit, vjen në një kohë kur PD dhe PS, nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët për të kapërcyer krziën e mbartur nga 2009.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›