Presidenti i ri, Rama takon kreune PDIU, Idrizi
Një ditë pas takimit me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kreu i PS-së, Edi Rama po takohet sot me kryetarin e Partisë Drejtësi,Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Siç është mësuar në qendër të diskutimit mes Ramës edhe Idrizit do të jetë çështje e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Me iniciativën e kreut socialist, të gjithë krerët e partive parlamentare janë përfshirë në këtë proces konsultimesh për zgjedhjen e presidentit.
Një ditë më parë, menjëherë pas takimit me Metën, Rama bëri me dije se shumë shpejt do të ketë edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha, po në këtë kuadër.
Ai tha se është koha për dialog edhe me kundërshtarin, duke shtuar se, nuk mund të rri secila palë në llogoren e vet.