E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomite me te medha te Europes perfshihen nga kriza ekonomike

Dy ekonomitë më të mëdha të Europës, Gjermania dhe Franca, u tkurrën ndjeshëm në tremujorin e fundit të vitit 2012, duke sugjeruar që eurozona ka rrëshqitur më thellë në recession dhe duke hedhur dyshime lidhur me një rimëkëmbje të mundshme të bllokut në tremujorin e pare të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare, në tremujorin e fundit të 2012-ës Gjermania ka shënuar performancën më të dobët me një rënie prej 0,6%, që është më e larta që nga fillimi i krizës financiare.  
Në mënyrë shqetësuese për Berlinin, ka qenë ecuria e eksporteve – që është motori i ekonomisë së saj – që dha efektin më negativ.
Ndërsa ekonomia franceze ka pësuar një rënie me 0,3%. Kjo ka bërë që për herë të parë Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault të pranojë se rritja e dobët mund të bëjë që qeveria të mos e arrijë dot objektivin e deficitit buxhetor për vitin 2013.
Në publikimin e fundit të Eurostat vërehet se PBB i Eurozonës ka rënë me 0,6% dhe i BE me 0,5% në tremujorin e fundit të 2012-ës. Edhe BQE në parashikimin për ekonominë e eurozonës vlerëson një ekonomi të dobët edhe përgjatë këtij viti duke dhënë alarmin mbi papunësinë e të rinjëve. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›