E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ shperndarje deme 23 milion euro biznesit

Gjate nje forumi te zhvilluar nga Konfederata e Industrise dhe nje universiteti privat u paraqit shqetesimi ne rritje i biznesit per cilesine e furnizimit me energji elektrike nge CEZ Shperndarje.

Nderkohe qe per nje periudhe 3 vjecare eshte zgjidhur garantimi i sasise se furnizimit me energji elektrike ka shqetesime te shumta per cilesine e furnizimit ku permendet 1-niveli 2- luhatjet e tensionit 3- nderprerjet e shpeshta dhe te papritura etj. Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Konfindustria per kostot ekonomike te shkaktuara nga cilesia e furnizimit me energji elektrike del se ne 10 mujorin e pare te vitit 2010 per sektorin industrial demi i perllogaritur ne -lende te para -procese teknologjike -makineri dhe pajisje te demtuara dhe/ose te blera si dhe koha e shpenzuar tejkalon shifren prej 23 milion euro thuhet ne reagimin e Konfindustrise.

Me tej sqarohet se studimi eshte shtrire vetem ne 8 sektore dhe vleresohet qe demet shtrihen edhe ne sektore te tjere industriale bujqesore ne biznesin e vogel si dhe ne konsumatoret familjare. Sipas studimit del se kjo ka nje kosto me shifra mjaft te renda per ekonomine kombetare. /S.Ll/

2010-12-11 1510

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›