E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, transformator të ri në Pogradec për përballimin e mbingarkesës

300 mije euro eshte vlera e transformatorit te ri prej 15 megavat amper qe eshte vendosur ne Pogradec nga CEZ Shpërndarje. Sipas drejtorit te departamentit teknik, Ari Luarasi, vendosja e ketij transformatori do te zhgjidhe perfundimisht problemet me shkeputjen e energjise si pasoje e mbingarkeses.

Sipas tij kjo vinte pasi transormatori i vjeter kishte nje fuqi teper te vogel, 5.6 megavat, gje qe sillte dhe mungesen e energjise elektrike ne shume lagje te Pogradecit. I pranishem ne Pogradec ka qene edhe adminstratori i CEZ Shpendarje Sait Dollapi.

Punime po kryhen edhe prane nen stacionit te Korçes, ku edhe aty pritet vendosje e transformatoreve te rinj,te cilët do te bejne te mundur furnizimin me energji elektrike pa shkaktuar me probleme te te gjithe qytetareve te jugut dhe juglindjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›