Protestë në Lezhë, banorët e një lagjeje akuza kreut të Bashkisë
Po devijojne projektin e rruges per te favorizuar disa persona ne kurriz te disa te tjereve. Keto akuza jane leshuar ndaj bashkise Lezhe nga banoret e lagjes Nene Tereza, sipas te cileve kjo eshte e qellimshme dhe eshte e lidhur me aferat korruptive, gje e cila do te sjelle prishjen e shtepive te tyre.
Ata kane protestuar para Bashkise, ndersa nuk jane pritur nga kreu i saj Viktor tushaj, per te cilin banoret shprehen se nuk jep zgjidhje per ta.
Nuk do te lejojme cenimin e te drejtes tone, ndaj edhe kerkojme reflektimin e bashkise se Lezhes, kane deklaruar banoret gjate protestes se tyre, duke shtuar se nese nuk do te kete reagim atehere do te kete ngjarje te pakendshme per jetet e tyre.
Rruga e parashikuar te ndertohet ne lagjen Nene Tereza te qytetit te Lezhes eshte ne fillimet e saj, ndersa per banoret edhe ky investim po tentohet te realizohet me mangesi si shume te tjere ne kete lagje.