METE Vetro Energy ska depozituar garancine
Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes bën të ditur se nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Vetro Energy” për shitjen e “Albpetrol”, sepse nuk ka depozituar garancinë brenda datës 3 dhjetor. Në një deklaratë për media kryetari i komisionit të vlerësimit të oferave për shitjen e Albpetrol, Sokol Dervishaj u shpreh se Ministria ka filluar procedurën e kërkimit të 10% të ofertës nga banka që doli garante, si një nga kriteret kryesore të përmbushjes së detyrimeve në tender.
“Afati ligjor ka qenë prej 30 ditësh. Kompania në 1 nëntor kërkoi shtyrjen dhe në 2 nëntor Ministria iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese për ta shtyrë edhe 30 ditë. Afati i fundit ka qenë deri 3 dhjetor . Nuk ka patur një përfundim të suksesshëm, kompania nuk ka depozituar 20% e kontratës dhe për këtë Ministria ka filluar procedurën e kërkimit të 10% të ofertës nga banka që doli garante, si një nga kriteret kryesore të përmbushjes së detyrimeve në tender”- deklaroi Dervishaj.