CIA: Po të kapej Bin Ladeni do shkonte në Guantanamo

Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, tha se nëse Shtetet e Bashkuara do t`i kapnin liderët kryesorë të Al Kaidës, Osama bin Laden apo Ayman al-Zauahiri do të dërgoheshin në burgun ushtarak në Guantanamo.
Paneta foli për kapjen hipotetike të tyre duke u përgjigjur në pyetjen e një senatori gjatë një seance dëgjimore në Kongres.
Prokurori i përgjithshëm, Erik Holder ka thënë se ai nuk pret që kreu i Al Kaidës të kapet i gjallë.
Tashmë Shtetet e Bashkuara përpiqen te kapin Bin Ladenin dhe Zauahirin, për të cilët zyrtarët e inteligjencës besojnë se fshehen në Pakistanin Veriperëndimor.