E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje" reagon për datën e mbledhjes

Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar kundër vendimit të kryesisë së Kuvendit që mbledhja konstitutive e përbërjes së re të mbahet më 21 shkurt, e jo në 24 shkurt, siç ishte caktuar.

Për ndryshimin e datës nuk u pyetën subjektet politike, ndërsa lëvizja "Vetëvendosje" e mësoi vendimin nga mediat, thuhet në njoftim.

Lëvizja "Vetëvendosje" i kundërshton "praktikat e tilla jodemokratike të vendimarrjes institucionale, të cilat subjektet politike i trajtojnë si dekor apo objekte që duhet t`i përshtaten vendimeve arbitrare. Ne jemi për institucione politike të cilat funksionojnë në mënyrë demokratike, ku ka llogaridhënie dhe transparencë", thuhet në reagim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›