E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu paralajmëron Hezbollahun për Galilenë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e paralajmëroi Hezbollahun e Libanit kundër çfarëdo sulmi, pasi policia shiite u kërcënua se do të marrë Galilenë në veri të Izraelit.

"Kushdo që fshehet në bunker, duhet të qëndrojë në bunkerin e tij. Ne kemi armatë të fuqishme dhe popull të bashkuar", tha Netanjahu.

Komentet e dy palëve e ilustrojnë gjendjen e brishtë përgjatë kufirit, që nga lufta e verës së vitit 2006.

Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut përfundoi me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, por zyrtarët e të dyja palëve besojnë se rifillimi i armiqësive është vetëm çështje kohe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›