E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku ua zvoglon pagat ministrave

Sekretari i përgjithshëm i kabinetit qeveritar të Irakut, Ali al-Alak tha se qeveria planifikon t`i zvoglojë pagat e ministrave dhe deputetëve, pasi në protestat kundër korrupsionit dhe shërbimeve publike humbi jetën një i ri.

Me projekt-ligjin e ri, pritet të kursehen të paktën 19 milionë dollarë në vit.

Masat parashohin që kryeministri Nuri al-Maliki në vend të 27.000 dollarë të marrë 10.100 dollarë në muaj, ndersa 42 ministra dhe 325 deputetë të paguhen nga 6.200 dollarë në muaj nga 10 mijë sa paguhen aktualisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›