Roskovec, kërcënohet me jetë kandidati i PS-së
Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Roskovecit për zgjedhjet e 8 majit, Albert Tafa, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë. Ai ka thënë se kërcënimi i është bërë nga njerëz që kanë lidhje me PD-në.
Sipas Tafës, kërcënuesit i kanë thënë se do të fusim në bagazhin e makinës, ndërsa kanë ushtruar dhunë edhe ndaj nipit të tij, 28-vjeçarit Fatjon Xhelilaj.
Menjëherë pas kërcënimit, i cili ka ndodhur ditën e djeshme, Albert Tafa ka bërë një denoncim në polici, e cila ende nuk ka dalë me një reagim lidhur me këtë ngjarje.
Ky është i treti incident i rëndë i ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, teksa në Dajç u rrah barbarisht nga demokratët shefi i shtabit të kandidatit të pavarur, ndërsa në Ishëm u qëllua me armë makina e kandidatit të PS-së.