E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA ka përdorur Turqinë për transportin e terroristëve

CIA amerikane ka përdorur një bazë ajrore në Turqi, duke rënë dakord me Ankaranë, për të transportuar të dyshuar terroristë. Lajmi u njoftua sot, në të përditshmen gjermane Die Welt që i referohet dokumentave diplomatike të shpërndarë nga Wikileaks.

Në total 24 avionë të shërbimeve sekrete amerikane kanë kaluar bazën Inçirlik në Turqinë jugore, në mes viteve 2002 dhe 2006, për transferimin e të burgosurve.
Gazeta raporton një telegram të datës 8 qershor 2006 në të cilën ambasadori amerikan në Ankara përmend lejen e dhënë nga Turqia për avionët e CIA-s.

Më 15 qershor 2006, zëdhënësi i qeverisë turke tha publikisht që Turqia nuk kishte marrë pjesë në mënyrë në operacionet e fshehta të CIA-s dhe nukd do ta bëjë kurrë një gjë të tillë.
Sipas Këshillit të Evropës 14 vende evropiane, përfshirë edhe Turqinë, kishin autorizuar fluturimin në territoret e tyre, të avionëve të CIA-s që transportonin të dyshuar si terroristë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›