E Diel, 1 Nëntor 2026

"Le Monde": Familja e Ben Ali iku nga Tunizia me 1.5 tonë ar

Familjarët e presidentit të përmbysur të Tunizisë Zine el-Abidine Ben Ali, besohet se kanë braktisur vendin me 1.5 tonë ar, shkruan gazeta "Le Monde".

Raporti citon burime të inteligjencës franceze të kenë thënë se gruaja e dytë e Ben Aliut, Leila Trabelsi, i ka tërhequr nga banka qendrore kallëpe ari me vlerë afro 65 milionë euro para se të ikë nga vendi.

Raporti thotë se kreu i bankës fillimisht nuk ka dashur t`ia japë arin, por ka lëshuar pe nën trysninë e vetë Ben Aliut.

Ky i fundit dhe familja e tij u larguan të premten nga Tunizia në Arabinë Saudite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›