Itali, vijojnë hetimet për çështjen e Berluskonit

Prokuroria vazhdon hetimet lidhur me çështjen e Ruby që inkriminon kryeministrin Italian Silvio beluskoni, për akte seksuale me të miturën. Në deklaratën e prokurorisë lexohet se një numër i konsiderueshëm i vajzave të reja janë shfrytëzuar seksualisht nga Silvio Berluskonin. Ai i ka marrë ato në rezidencën e tij, në këmbim të një pagese nga ky i fundit. Deklarata e prokurorisë është publikuar edhe në faqen zyrtare të dhomës së deputetëve.
Në të flitet edhe për një vajzë Nicole Minetti, e cila ka drejtuar shumë vajza drejt prostitucionit ndër to edhe marokenen Karima El Mahtoug, e quajtur ndryshe Ruby.
Ndërsa Kavalieri duket se nuk e ka në plan të paraqitet në prokurorinë e Milanos. Paraqitja është udhëruar në fund të javës. Lëvizja e mbrojtjes duket se dotë jetë evitimi i një seancë pyetjesh. Ndërkohë në një video mesazh Berluskoni ka ripërsëritur qëndrimin e tij duke mohuar çdo akuzë.
“Nuk është një vend i lirë ai ku gjyqtarët drejtojnë çështjet e tyre duke u ndikuar dhe duke përdorur fuqitë e tyre kundër personave që kanë poste publike” ka deklaruar Berluskoni. Ai ka deklaruar se pas divorcit ka një marrëdhnie stabël me një grua, por nuk ka dashur ta bëjë publike. Ndërsa kundërshtari i tij Xhanfranko Fini i ka bërë thirrje Berluskonit që të dalë para drejtësisë.