E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptiani dhe mauritanezi i vunë zjarrin vetes

Dy njerëz i kanë vënë zjarrin vetes sot në Egjipt dhe në Mauritani në shenjë proteste kundër standardit të ulët të jetesës.

Raportet thonë se dy incidentet e ndara kanë ndodhur afër parlamentit të Egjiptit në Kairo dhe para pallatit presidencial në Mauritani.

Aktet e sotme i bënë jehonë vetëndezjes së një burri në Tunizi, i cili protestoi për papunësinë në vend. Veprimi i tij nxiti një valë protestash, që më në fund rrëzuan presidentin Zine al-Abidine Ben Ali pas 23 vjet pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›