CIO denon dhunen ne zgjedhjet e KOKSH-it

Burime te sigurta kane konfirmuar per Top Channel, se drejtuesit e CIO-s i jane kunderpergjigjur ankesave te kandidatit Ademi ne institucionin me te larte olimpik per njeanshmeri ne zgjedhjet e fundit te KOKSH-it, nje leter qe nga pala e ish presidentit te peshengritjes, Esat Ademi nuk eshte pranuar zyrtarisht.
Te njejtat burime konfirmojne se dhuna e shfaqur ne asamblene e KOKSH-it nuk eshte ne nje linje me olimpizmin dhe paqen qe CIO dhe KOKSH po punojne ta perhapin neper Shqiperi dhe bote.
Duke mos u mjaftuar me kaq, drejtuesit e Komitetit Olimpik Nderkombetar e kane menduar si te drejte proceduren e vendosur nga drejtuesit e KOKSH-it ne lidhje me votimin e sportisteve olimpiste qe ishte dhe “molla e sherrit” ne dhunen e shfaqur ne Asamblene e 14-te zgjedhore te ketij organizmi.
Sipas tyre vendimi i KOKSH-it eshte i drejte pasi eshte i bazuar ne statutin e tij dhe ne Karten Olimpike per te zgjedhur nje perfaqesi te sportisteve olimpiste ne Asmablene Zgjedhore.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code