E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Helmohet” Anorthosis i Arjan Beqajt

Fushata e parë e Anorthosis Famagusta në Ligën e Kampioneve përfundoi javën e kaluar, por telashet te skuadra kampione e Qipros, ku militon edhe portieri Arjan Beqaj nuk kanë të përfunduar. Shtatë lojtarë të skuadrës së parë u helmuan nga ushqimi përpara ndeshjes së të dielës, të fituar 1-0 kundër AEK Larnakës. Trajneri Temuri u përball një krizë të madhe pasi Konstandinos Samaras, Andreas Konstantinou, Georgios Panagi, Ioannis Skopelitis, Nicos Katsavakis, Klimenti Tsitaishvili dhe  Sinisha Dobrashinoviç u helmuan nga ushqimi. Lajmi jepet nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Trajneri 40-vjeçar gjeorgjian i duhej të bente edhe me mungesën e yjeve të skuadrës Trajano Dellas, Savio dhe portierit Arjan Beqaj. Vetëm injeksionet i sollën në vete tre lotjarët, Katsavakis, Tsitaishvili dhe Dobrashinoviç të cilët u përdorën edhe në ndeshjen kundër AEK Larnakës, madje Dobrashinoviç shënoi edhe golin që e mbajti Anorthosisn në vendin  dytë, me dy pikë më pak se Omonia Nikosia e Klodian Duros. Për të theksuar është fakti se mesfushori Duro shënoi tre gola në fitoren 4-1 të ekipit të tij kundër APEP Kinurës.
E Hene, 15 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›