Anceloti: Bekam, mezi po të presim

Ançeloti e kishte thënë edhe në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes Juventus-Milan, të përfunduar me fitoren madhështore të bardhezinjve, por të hënën trajneri i Milanit e ripërsëriti. Ardhja e Bekamit, në këtë periudhë që dhe Gatuzo është i dëmtuar, behet akoma më e rëndësishme. Të njëjtën gjë kanë theksuar edhe gazetat angleze. E tani, mungojnë vetëm pak ditë nga mbërritja e Bekamit te Milani, edhe si spektator. Të dielën e ardhshme, në fakt, Beks do të jetë në tribunë në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen Milan-Udineze.
E Hene, 15 Dhjetor 2008