E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: Shqipëria, destinacion i vitit 2011

CNN vendos Shqipërinë në listën e destinacioneve më të mira për të pushuar për vitin 2011-të. Vendi ynë renditet i 6 në listën me 9 vende.

Në shkrimin e CNN thuhet se vënia në fillim të listës e Shqipërisë mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, por Shqipëria i ofron udhëtarëve një shije të Mesdheut pa turma dhe çmime të larta.

CNN thekson se destinacioni i vërtetë është Gjirokastra, qendra e të cilit është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore. Gjirokastra përshkruhet si një qyetet me kalldrëm me ndërtesa të vjetra, por një vend me shumë aftmosferë dhe me shumë histori.

Me plazhet piktoreske, ushqimin e mirë dhe një numër të madhe vendesh të trashëgimisisë, Shqipëria nuk do të jetë jashtë destinacionit të preferuar edhe për shumë kohë, vlerëson CNN.

Në listën e CNN në krye të destinacionve më të mira për të pushuar për 2011-ën renditet New York, i ndjekur nga Zelanda e Re dhe Peruja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›